5-vjeçarja futet në Guiness
Në moshën 5 vjeç 211 ditë, Bella J Dark nga Weymouth, MB është bërë personi më i ri (femër) në botë që ka botuar një libër, për çka edhe u fut në Librin e Rekordeve “Guiness”.
I titulluar “Macja e humbur” , libri i Bella-s tregon historinë e një mace që humbet pasi del jashtë e vetme natën, transmeton rtv21.tv.
“Macja e humbur” u botua më 31 janar 2022 nga “Ginger Fyre Press” dhe që atëherë ka shitur mbi 1000 kopje. Është në dispozicion në Waterstones dhe Amazon për 7,27 dollarë.
Rekordi mbahej më parë nga Dorothy Straight (lindur më 25 maj 1958), e cila ishte gjashtë vjeç kur libri i saj u botua në gusht 1964.
Bella zbuloi se idenë për librin e saj e mori nga një prej vizatimeve të saj.
“Filloi si një foto. Babai im tha se mund të bëja një libër dhe një histori doli nga fotografia”, tha ajo.
Sipas nënës së saj, 27-vjeçares Chelsie Syme, Bella ka pasur gjithmonë një imagjinatë të madhe dhe ka shkruar tregime të shkurtra “nga mosha tre vjeçare”.
Bella kaloi “rreth pesë ditë” duke shkruar të gjithë historinë. Ajo gjithashtu e ka ilustruar librin vetë (me përjashtim të një fotografie në fund të vizatuar nga motra e madhe Lacie May).
Bella shpreson se libri i saj “do t’i mësojë fëmijët të mos dalin jashtë vetë gjatë natës”.
Për t’u kualifikuar për këtë titull të rekordeve botërore Guinness, libri duhet të botohet nga një shtëpi botuese komerciale dhe të paktën 1000 kopje duhet të shtypen dhe shiten.
Bella u frymëzua nga disa nga librat e saj të preferuar si ” What the Ladybird Heard ” , ” Splat the Cat ” dhe ” Diary of a Wimpy Kid ” .
Ashtu siç Bella u ndikua nga këta libra, ajo shpreson që shkrimtarë të tjerë të rinj të marrin frymëzim nga “Macja e humbur”.
Personi më i ri (mashkull) që ka botuar një libër është Thanuwana Serasinghe (Sri Lanka), i cili ishte 4 vjeç e 356 ditë kur libri i tij “Junk Food” u publikua më 5 janar 2017./21Media