Lavrov thotë se Rusia është ajo që po kërcënohet
Shefi i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov. thotë se Rusia “nuk po përpiqet të detyrojë apo kërcënojë askënd”.
Ai në një konferencë të përbashkët me sekretaren e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss në Moskë thotë se është Rusia ajo që po kërcënohet, transmeton rtv21.tv.
Lavrov pretendon se nuk ka pasur agresion rus mbi Ukrainën.
Ndërkohë, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss thotë se Lavrov i ka thënë asaj se Rusia “nuk ka plane” për të pushtuar Ukrainën.
Por ajo thotë se “ne duhet t’i shohim ato fjalë të ndjekura nga veprime”, duke shtuar “Ne duhet të shohim trupat dhe pajisjet që janë të vendosura në kufirin ukrainas të zhvendosen diku tjetër”.
“Për momentin është në një pozicion shumë kërcënues”, shton ajo./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?