Lazio mposht Interin dhe ngritet në vendin e pestë

1 min read

 

Lazio i ka fituar tri pikë shumë të rëndësishme në javën e tetë të Serie-A duke e mposhtur kampionin në fuqi Interin me rezultat 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” të shtunën.

“Neroazzurrët” kaluan të parët në epërsi pas 12 minutave lojë kur Ivan Perisic shënoi nga penalltia, dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë u takoi vendasve që shënuar tre gola. Fillimisht në minutën e 64’ Immobile e barazoi rezultatin po ashtu nga penalltia, kurse nënë minuta para përfundimit të ndeshjes braziliani Felipe Anderson shënoi për 2-1, gol ky që solli një përplasje në fushë për shkak se një lojtar i Interi mbeti i shtrirë në fushë kurse lojtarët e Lazios e vazhduan lojën.

Golin e sigurisë për fitoren e Lazios e realizoi mesfushuri Milinkovic-Savic në minutat shtesë të ndeshjes.

Pas kësaj sfide, Interi mbetet në kuotën e 17 pikëve në vendin e tretë, kurse Lazio ngritet në vendin e pestë me 14 pikë.