Chelsea mposhti Brentfordin

 
Tri pikë të reja kanë shkuar në regjistrin e skuadrës së Chelseat pasi “Blutë” e Londrës kanë fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Brentfordit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të Premier Ligës.
Në ndeshjen e cila u zhvillua të shtunën në stadiumin “Brentford Community stadium”, gjithçka sa i përket rezultatit u vendos në minutën e fundit të pjesës së parë kur mbrojtësi Ben Chilwell shënoi për 1-0.
Edhe në pjesën e dytë skuadra e trajnerit Thomas Tuchel e kërkoi edhe golin e dytë por që nuk e gjeti dhe kështu iu gëzua tri pikëve të reja dhe tashmë e kryeson renditjen tabelare me 19 pikë, një më shumë se Liverpooli i vendit të dytë.

Back to top button