Lazio mposhti Interin 

Interi u njoftua me humbjen e parë këtë edicion në Serie-A pasi u mposht nga Lazio me rezultat 3-1.
Ndeshja e zhvilluar të premten në stadiumin “Olimpico” ishte e vlefshme për xhiron e tretë dhe solli katër gola.
Vendasit gjetën epërsinë në minutën e 40′ me anë të Anderson-it dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Interi riktheu baraspeshën në rezultat me golin e Lautaro Martinez-it në minutën e 51′.
Por, skuadra e Sarrit u tregua e fuqishme përballë asaj të Inzaghit pasi realizoi edhe dy gola përmes Luis Albertos në minutën e 78′ dhe Pedros në të 86-tën.
Lazio ka shtatë pikë pas tri ndeshjeve, kurse Interi gjashtë sosh.

Back to top button