LD: PPS të vazhdojë me punë
LD: Të vazhdohet puna, por jo si pjesë e prokurorisë së rregullt
Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit vlerëson se Prokuroria Publike Speciale duhet të vazhdojë që të punojë me kapacitet të plotë, ligjërisht, profesionalisht dhe në mënyrë transparente ashtu sikur deri më tani, por jo të inkorporohet në Prokurorinë Themelore Publike, shkruan tv21.tv
“Pas analizave gjithëpërfshirëse, vlerësojmë se duhet që gjithçka të bëhet për t’iu vazhduar mandati PSP-së, që të ketë mundësi edhe më tej të ngrit akuza, por jo që e njëjta të inkorporohet në Prokurorinë e rregullt gjegjësisht Prokurorinë Themelore Publike. Pozita dhe kompetencat e PSP-së janë të definuara me ligj, me dy të tretat, por edhe zgjedhja e prokurorit që udhëheqë me këtë Prokurori, që garanton për pavarësinë e saj dhe rezistencën nga ndikimet politike”, thuhet në kumtesën e LD-së.
Sipas kësaj partie nëse nuk i vazhdohet mandati PPS-së për ngritje të akuzave, pas njohurive dhe informatave për rastet e reja, procedurën duhet ta udhëheqë Prokuroria e rregullt./21Media