LDK-AKR fillojnë bashkëjetesën politike

 

Sot deri në orën 18:00 do të deklarohet koalicioni parazgjedhor i AKR-së me LDK-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kështu bëri të ditur sot këshilltari i kreut të AKR-së, Naim Murseli.

“Një bashkëpunim konstruktiv dhe i natyrshëm. Një listë e përbashkët e një koalicioni fitues!”, shkroi Murseli në facebook.

Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ditë më parë ka thënë se ata janë të interesuar që kandidatët e AKR-së të përfshihen në listën e saj dhe të garojnë nën logon e partisë së Mustafës, por nuk është bërë e ditur nëse ka pëlqimin e AKR-së.

Ndryshe, partitë politike të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet që të njoftojnë KQZ-në sot deri në ora 18:00./21Media

Back to top button