LDK: Deklarohemi pas përfundimit të numërimit

 

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se për pritjet e zgjedhjeve do të deklarohet  pas përfundimit të numërimit të votave.

Zëdhënësja e shtabit zgjedhor të LDK-së, Ardita Dusha ka falënderuar komisionerët e vëzhguesit.

“Ne jemi në pritje të numërimit të votave. Pas përfundimit të numërimit, LDK do del para mediave dhe do të deklarohen zyrtarisht lidhur me rezultatet e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. LDK falënderon të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit, si dhe u bën thirrje atyre të përcjellin nga afër rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, tha ajo para mediave.

Deri më tani sipas rezultateve preliminare të KQZ, LDK radhitet e treta me 13.89% të votave/21Media

Back to top button