LDK dënon manipulimin dhe keqpërdorimin e diasporës nga Vetëvendosje

 

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se është e shqetësuar nga akti i sotëm i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët krijuan faqe online për të manipuluar vullnetin politik të mërgatës, madje duke u tentuar që atyre t’u marrin edhe mjete financiare nga llogaritë bankare.

 “Prej vitesh Vetëvendosje ka nisur manipulimin dhe helmimin e diasporës, nëpërmes propagandës majtiste, gjoja se Kosova është një vend i paperspektivë në të cilin nuk jetohet. Kjo propagandë po ndikon në përçarje kombëtare dhe po dekurajon bashkatdhetarët tanë për të kontribuar për familjet dhe shtetin e tyre. Siç duket kësaj partie nuk i kanë mjaftuar instrumentet e deritanishme, por ka kaluar edhe në hapin tjetër, zhvatjen financiare të diasporës sonë nëpërmjet faqeve elektronike jo ligjore”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK-ja, tutje  u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, që të mos bien pre e këtyre manipulimeve, të cilat bien ndesh me ligjin dhe ushqejnë propagandën politike.

Përmes kësaj komunikate, LDK-ja ka kërkuar nga VV-ja “që të sillet konform rregullave demokratike të organizimit të zgjedhjeve dhe të mos provojë ndryshimin e vullnetit të sovranit me mjete të paligjshme dhe praktika abuzive”. /21Media

Back to top button