LDK dhe AKR hyjnë në koalicion në Vushtrri

Lidhja Dmeokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca Kosova e RE (AKR) në Vushtrri hyjnë në koalicion për zgjedhjet lokale që priten të mbahen me 17 tetor.
Këtë e bëri të ditur kryetari aktul i Vushtrrisë Xhafer Tahiri.
“Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garojmë e fitojmë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë. Bujar Saraçi me numër 19 në listën tonë fituese përfaqëson AKR. Faleminderit Arta, Bujar, Medina, Mirjeta e Seadi dhe gjithë ekipi i Degës së AKR në Vushtrri. Jam i nderuar me ju pri një ekipi profesionistësh për qytetin që e duam!”, shkroi Tahiri në Facebook.
Për të parin e Vushtrrisë në zgjedhjet e 17 tetorit garojnë Arsim Rexhepi nga Lëvizja Vetëvendosje, Ferit Idrizi nga Partisë Demokratike të Kosovës, Mensut Ademi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Jeton Salihu, NISMA me Albert Maxhunin dhe  Kosova Demokratik Türk Partisi me Ergin Sunguri./21Media

Back to top button