LDK i kërkon Qeverisë koordinim me aleatët ndërkombëtarë

LDK i kërkon Qeverisë koordinim me aleatët ndërkombëtarë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, ku Lista Serbe ka njoftuar se po largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

“Në kohën e zhvillimeve të fundit në veri të vendit, Kosovës i duhet udhëheqje e matur që nuk bjen në grackat destabilizuese të Serbisë, por që synim ka integrimin e vazhdueshëm e të plotë të serbëve të Kosovës e që mjet të domosdoshëm ka koordinimin e ngushtë me aleatë ndërkombëtarë. Politikat populliste, me synim turmat partiake para interesave madhore nacionale, i sjellin Kosovës dëme afatgjate dhe regres në arenën ndërkombëtare”, bëhet e ditur në komunikatën e LDK-së.

LDK-ja i ka ftuar qytetarët në veri për qetësi, ndërsa institucionet e Republikës për koordinim të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët tjerë evropianë.

“Moskoordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë nga institucionet e Republikës së Kosovës, i nxitë dhe shërben agjendat destabilizuese e provokuese në territorin e Kosovës. Pasojat e një destabilizimi të tillë janë të pariparueshme për vendin”, përfundon komunikata e LDK-së./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button