LDK-ja dhe AAK-ja të palëkundura ‘’dorëheqja e kryeministrit zgjidhje e vetme për zgjedhje”

Partitë opozitare, vazhdojnë të jenë të ndara lidhur me formën për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Përderisa PDK-ja e sheh si alternativë të vetme nismën për shpërndarjen e kuvendit dy partitë e tjera opozitare LDK-ja dhe AAK-ja e kundërshtojnë një formë të tillë.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë për RTV21 se kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje në mënyrë që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

“Ne mendojmë që kryeministri ka dështuar në qeverisje duhet të japë dorëheqje dhe të krijohen kushtet për zgjedhje të lira. Kuvendi ka dështuar ai shumicë parlamentare në krye me VV-në dhe këtë qeveri dorëheqja e kryeministrit Kurti është morale demokratike e ndershme me paaftësinë…nuk merremi me data por me fenomenin dhe qeverinë e keqe me këtë vend…arsyeja vetme për zgjedhje është keqqeverisja me vendin”, tha Zemaj për RTV21.

Kundër shpërndarjes së kuvendit si formë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme është edhe AAK-ja, Deputetja Time Kadrijaj thotë për RTV21 se qeveria e drejtuar nga kryeministri Kurti duhet të dorëhiqet për shkak të keqqeverisjes me vendin.

“Aleanca gjithmonë i ka përkrahë marrëveshjet ndërkombëtare…A do të hapet rrugë për zgjedhje ne nuk kemi vota për shpërndarje të Kuvendit për shkak të dështimit të kësaj qeverie. Nuk duhet të shpërndahet Kuvendi duhet të dorëhiqet qeveria për shkak të një përformancës të keqe s’kemi votë për shpërbërjen e Kuvendit. Kurdo që vijnë zgjedhjet jemi të gatshëm”, tha Kadrijaj për RTV2./RTV21/21Media

Back to top button