LDK-ja do të kërkojë Komision Hetimor për keqpërdorimet e mundshme me rezervat shtetërore

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka paralajmëruar se me fillimin e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të kërkojnë që të formohet një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore.
Ai po ashtu ka thënë se nevojitet edhe hetime penale nga Prokuroria e Shtetit.

“Kështu që, përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e Shtetit për këto raste, ne konsiderojmë se është e domosdoshme që të kemi edhe hetim parlamentar për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore.”, thuhet ka shkruar Gashi

Ky reagim nga LDK  vjen pas përgjimeve të fundit të zyrtarëve në ministri të cilët flasin për vaj e grurë, produkte që klasifikoheshin në rezerva shtetërore./21Media

Back to top button