Të shtëna me armë në një aheng familjar në Vushtrri, arrestohet 18 vjeçari

Në orët e mbrëmjes së datës 2 gusht, në Stacionin Policor në Vushtrri, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me të pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në fshatin “Stanovc”, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit Pistoletë me një gëzhojë.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A. I., 18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë dhe përdorim i armës”./21Media

Back to top button