LDK-ja nuk ia jep fjalën Faton Bislimit

Anëtarët e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk ia dhanë fjalën Faton Bislimit gjatë procesit zgjedhore të kësaj partie.

Ai doli para anëtarëve dhe me dorën ngritur lart kërkonte të fliste.

“A dëshiron të flasë edhe dikush tjetër? A dëshiron dikush tjetër të marrë fjalën nga përbërja e Kuvendit? Nëse jo, pyes anëtarët e Kuvendit kush është për këtë draft rregullore të propozuar”, ka thënë anëtari Kujtim Shala, derisa Bislimi u largua më pas.

Ai më pas është njoftuar nga Kryesia e s’ka të drejtë kandidimi pasi nuk është delegat i zgjedhur.

Back to top button