LDK: Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të ruajnë qetësinë

(Lajm i përditësuar)
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga institucionet e sigurisë angazhim që raste të tilla të mos përsëriten më.
“Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon ashpër plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë. Ftojmë institucionet e sigurisë që të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme për rastin, të sjellin para drejtësisë autorin apo autorët e këtij akti; si dhe të angazhohen që raste të tilla të mos përsëriten më. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të ruajnë qetësinë dhe t’u japin kohën e nevojshme organeve të rendit për të zbardhur rastin dhe për të informuar opinionin publik mbi këtë ngjarje. Të plagosurve ju urojmë shërim të shpejtë!”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Haradinaj: Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se ky është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm, të plagosurve u ka uruar shërim të shpejtë.
“Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm! Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.
Njëkohësisht kërkoj nga organet ligjzbatuese në Kosovë që sa më parë ta informojnë opinionin publik për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja si dhe për motivet e saj.
Haradinaj gjithashtu, ka apeluar te familjarët dhe serbët lokalë që të mos bijnë pre e propagandës që këtij incidenti t’i japin konotacion politik./21Media

Back to top button