Rohde: Dënoj sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë

(Lajm i përditësuar)
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde e dënon sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë.
Ai ka shtuar se mirëpresim reagimin e shpejtë të policisë së Kosovës.
“Dënoj sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë sot dhe u uroj shërim të shpejtë. Ne mirëpresim reagimin e shpejtë të policisë së Kosovës.”, ka shkruar Rode në Twitter.
Sulmi në Shtërpcë, Abbott: Mirëpres arrestimin e të dyshuarit
Edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë.
Ai ka thënë se është shqetësuar kur ka dëgjuar për këtë lajm, derisa u shpreh se mirëpret arrestimin e një të dyshuari.
“Isha i shqetësuar kur dëgjova për një sulm ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe e mirëpres arrestimin e shpejtë të një të dyshuari. Iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Abbot në Twitter.
Incidenti në Shtërpcë, reagon Varhelyi
Pas plagosjes së dy personave mesditën e së premtes në Shtërpcë ka reaguar komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
Ai është shprehur i shokuar nga ky sulm, derisa tha se nuk mund të justifikohet.
“Jam i shokuar me sulmin në Shtërpcë sot. Nuk mund të ketë justifikim për asnjë lloj dhunë”, ka shkruar Varhelyi në Twitter./21Media

Back to top button