“LDK ka mbledhur ajkën e mendjes intelektuale”

LDK përmbylli listën e kandidatëve pë deputetë

Kryeministri në largim, Isa Mustafa tha se koalicioni LDK-AKR përmbylli listën për deputetë dhe do të bëhet publike nga KQZ-ja.

“Koalicioni për të ardhmen, i kryesuar nga LDK ka mbledhur ajkën e mendjes intelektuale, si dhe të zotësive zhvillimore, biznesore e menagjeriale nga LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe shoqëria civile”, ka thënë Mustafa përmes një shkrimi në “Facebook”.

Ai ndër të tjera ka thënë se njerëzit tanë kanë integritet personal e familjar për t’i ofruar zhvillim Kosovës, dhe siç thotë ai ç’kapje përfundimtare të shtetit dhe qeverisje evropiane.

Mustafa tha se prirësi i listës së LDK-së do ta ketë përkrahjen e tij si kryetar i LDK-së, shkruan rtv21.tv.

“Nuk ofrojnë fjalë, protagonizëm, popullizëm, premtime e afate të kota! Unike dhe e pandarë për interesat madhore të Kosovës, lista kryesohet nga kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti. E ka përkrahjen time të plotë, si Kryetar i LDK-së.”, tha kryeministri në detyrë./21Media

Back to top button