LDK kërkon që qeveria ta merr seriozisht raportin e DASh

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar nga Qeveria e vendit që ta marrë seriozisht raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) lidhur me lirinë e mediave, sundimin e ligjit e korrupsionit e jo ta injorojë atë.
Kështu deklaroi në një konferencë për media nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi
“LDK kërkon që Qeveria e Kosovës të marrë seriozisht raportin e DASH dhe jo ta injorojë këtë për më tepër gjykuar nga zhvillimet e fundit në Kosovës po të vazhdojë kjo praktikë e shkeljes së ligjit ose moszbatimit të tij, raportet e ardhshme jo vetëm ai i DASH-it do të jenë edhe më shqetësuese. Sa i përketë mungesës së transparencës që Qeverisë e cila po ashtu nuk është kaluar pa u vërejtur në raportin e DASH si LDK kemi shprehur pakënaqësinë tonë për mosstransparencën e Qeverisë karshi proceseve me rëndësi për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës tash e një kohë” tha Mjekiqi.
Tutje Mjekqisi deklaroi se LDK dënon praktikën e sulmeve ndaj mediave pa marrë parasysh prej nga vijën.
Departamenti Amerikan i Shtetit tre ditë më parë ka publikuar raportin për të drejtate njeriut në botë për vitin 2021, ku përshihet edhe Kosova.
Në raport thuhet se në Kosovë çështjet e rëndësishme të këtyre të drejtave përfshinin raporte të besueshme për: kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet për dhunë gazetarëve; korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin dhe krimet që përfshijnë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj pakicave etnike ose komuniteteve tjera të margjinalizuara./21Media

Show More
Back to top button