LDK kërkon zgjedhje të reja në veri dhe që Kosova të marrë autorësinë për draft- Asociacionin

(Lajmi përditësuar)


LDK kërkon zgjedhje të reja në veri dhe Kosova të marrë autorësinë për draft- Asociacionin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se subjekti politik që ai drejton kërkon zgjedhje të reja në katër komunat në  veri dhe formimin e një ekipi për hartimin e drafstatutit të Asociacionit.

Këto deklarata Abdixhiku i bëri pas takimit me përfaqësues të shoqërisë civile e organizata joqeveritare.

“Për LDK-në gjendja e tanishme kërkon shtensionim, zgjedhje të reja sa më parë që të jetë e mundshme me qëllim të kthimit të legjitimitetit tek institucionet lokale në katër komunat veriore, i dëmtuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Duhet të organizohen nëpërmjet një marrëveshjeje politike të pjesëmarrësve në zgjedhje, VV-së, PDK-së dhe katër kryetarëve aktualë për dorëheqjet e tyre dhe shkaktim të zgjedhjeve për 45 ditë”,, deklaroi i pari i LDK-së,

Ai po ashtu shtoi se duhet të formohet një grup që do të krijonte një draft për Asociacionin.

“Kosova duhet të marrë autorësinë mbi draftin dhe kjo ka qenë kërkesë e vazhdueshme e institucioneve ndërkombëtare. Tash e një vit të gjitha institucionet ndërkombëtare, në veçanti SHBA-ja, kanë kërkuar që Kosova e institucionet të marrin autorësinë që kjo autorësi të mos u vihet palëve të tjera”, deklaroi ai.


Abdixhiku nis takimin me përfaqësuesit e shoqërisë civile

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidixhiku, priti sot përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar në lidhje me situatën në të cilën gjendet Kosova pas tensioneve në veri dhe raporteve me aleatët ndërkombëtarë.

Takimi i cili po mbahet në një nga hotelet në periferi të Prishtinës, është me dyer të mbyllura.

Ndër pjesëmarrës janë Ismet Kryeziu nga KDI, Ehat Miftaraj nga IKD, Lulzim Peci nga KIPRED, Naim Rashiti nga Grupi për Ballkanin, Mexhide Demolli nga Lëvizja Fol, Albert Krasniqi nga Demokraci Plus dhe të tjerë.

Javën e kaluar, Abdixhiku takoi gazetarë dhe opinionistë kosovarë me qëllim të njëjtë.

Abdixhiku thotë se këto takime janë nisje e artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror, si rrugë e re e Republikës së Kosovës, përballë politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj dhe rrezikimit të shtyllave qenësore të sovranitetit dhe vet shtetësisë.


Gjendja aktuale në vend, Abdixhiku thirr në takim shoqërinë civile dhe OJQ-të

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidixhiku, ka pritur sot përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar në lidhje me situatën në të cilën gjendet Kosova pas tensioneve në veri dhe raporteve me aleatët ndërkombëtarë.

Takimi i cili po mbahet në një nga hotelet në periferi të Prishtinës, është me dyer të mbyllura.

Ndër pjesëmarrës janë Ismet Kryeziu nga KDI, Ehat Miftaraj nga IKD, Lulzim Peci nga KIPRED, Naim Rashiti nga Grupi për Ballkanin, Mexhide Demolli nga Lëvizja Fol, Albert Krasniqi nga Demokraci Plus dhe të tjerë.

Javën e kaluar, Abdixhiku takoi gazetarë dhe opinionistë kosovarë me qëllim të njëjtë.

Abdixhiku thotë se këto takime janë nisje e artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror, si rrugë e re e Republikës së Kosovës, përballë politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj dhe rrezikimit të shtyllave qenësore të sovranitetit dhe vet shtetësisë.

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ftuar në takim të dytë konsultativ sot (e martë) në orën 11:00 shoqërinë civile dhe OJQ-të për të diskutuar rreth gjendjes politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i LDK-së diskutimi do të jetë i mbyllur.

Lidhur me këto diskutime, Abdixhiku edhe  me 5 korrik ka mbajtur takim k me opinionistët dhe gazetarët./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button