LDK krahason çmimet e artikujve ushqimorë nga viti 2021 me tash: Gjithçka më shtrenjtë me Kurtin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka krahasuar çmimet e disa artikujve ushqimor në vitin 2021 dhe 2024, duke thënë se gjithçka është më shtrenjtë gjatë Qeverisë Kurti.

Sipas infografikës së publikuar figuron se buka në vitin 2021 ka kushtuar 35 cent, e në këtë vit 52 cent, qumështi 88 cent e tash 1 euro e 21 cent, orizi 1 euro e 41 cent në vitin 2021 e 1 euro e 68 cent këtë vit.

Sheqeri figuron se nga 70 cent sa ka qenë në vitin 2021, tash kushton 1 euro e 25 cent, çmimi i miellit të grurit nga 52 cent në 79 dhe çmimi i druve nga 39 euro e 31 cent në 60 euro e 71 cent këtë vit.

Back to top button