LDK kritikon Ministrinë e Shëndetësisë (Video)

Hyseni: Paaftësia e qeverisëse po i lë qytetarët pa shërbime shëndetësore
E në kohen kur kemi ulje të numrit të të infektuarve me Covid-19, anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, ka thënë se Kosova po përballet me një pandemi të re, atë të paaftësisë së Ministrisë së Shëndetësisë. Ai tha se kjo qeveri profesionistët shëndetësorë po i trajton me lëmoshë. Në një konferencë për media, Hyseni tha se investimet kapitale në fushën e shëndetësisë nga ekzekutivi, janë realizuar vetëm pesë për qind. Ndërsa ka shtuar se problem është edhe ikja e profesionistëve shëndetësor nga vendi./21Media

Back to top button