Jasharaj: Nuk ka asnjë element pozitiv nga Qeveria (Video)

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, i tha RTV21 se greva e filluar prej pothuaj tre javësh do të vazhdojë, meqë nuk ka pasur asnjë përparim në bisedimet me Qeverinë e Kosovës. Jasharaj tha se Qeveria duhet të japë një ofertë për grevistët dhe ajo pastaj do të shqyrtohet. Ai tha se edhe presidentja Osmani edhe kryetari i Sindikatave, Hykolli luajnë rol ndërmjetësuesi dhe njëkohësisht iu bëri thirrje, siç i quajti, njerëzve të vullnetit të mirë që të ndihmojnë në ndërmjetësim për t’i dhënë fund grevës.
“Qeveria Kurti mund të vazhdojë me dialogun me z. Hykolli, meqë ëshjtë kryetar. Por, kryetari Hykolli në rrethana të zakonshme është ai që dialogon me të gjithë, por në rrethana të jashtëzakonshme si kjo e grevave i vetmi organ me të cilin Qeveria duhet të bisedojë është Këshilli grevist i BSPK-së i zgjedhur në bazë të vullnetit dhe besimit që kanë anëtarësia e që janë në grevë tani e sa ditë. Asnjë element pozitiv nuk e kemi nga qeveria që do të na mundësonte të komunikojmë me grevistët si këshill grevist i BSPK që nesër të ndryshojë diçka”, tha ai.
Rrahman Jasharaj tha se vendimet e Këshillit Grevisët nuk do t’i bëjë korridoreve por, publikisht siç ka ndodhur edhe me shpalljen e grevës. Ai tha se nuk ka pasur ansjë oferë për grevistët nga Qeveria ndaj së cilës do të reagonin sindikalistët.
“Por Qeveria Kurti deshi ose nuk deshi për t’u arritur marrëveshja duhet të ulet me Këshillin grevist të BSPK-së i cili është përfaqësues i të gjithë grevistëve, që monitoron grevën por edhe sipas ligjit për greva është i vetmi organ që është i thirrur të debatojë e dialogojë me palën tjetër në këtë rast me Qeverinë. Kjo nuk ka ndodhur deri tani dhe derisa nuk ndodh atëherë e kemi këtë situatë të tillë me grevën. Qeveria duhet të ofrojë një version apo një ofertë për Këshillin Grevist të cilin ata janë të obliguar ta prezantojnë tek grevistët. Dhe nëse ata i thonë po ose jo është vuillnet i tyre. Pas kësaj Këshilli Grevist, bazuar në poosinë që e merr nga anëtarësia në grevë do të deklarohet dhe këtë deklarim nuk duhet dhe as nuk do ta bëjë kurrë në korridoire por do ta bëjë ashtu siç është shpallur greva. Ashtu do ta bëjë edhe para mediave të nderuara. Pra, do ta shpall një vendim të anëtarësisë”, tha Jasharaj.
Nga data 25 gusht, shkollat janë në grevë në të gjithë Kosovën. Sindikatat po kërkojnë nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave./21Media

Back to top button