LDK kritikon qeverinë për inflacionet: Të paaftë dhe krenarë

Berat Rukiqi nga LDK-ja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për çështjen e inflacionit të lartë.

Ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Rrukqi ka thënë se këto dështime po i paguajnë shumë shtrenjtë qytetarët e vendit.

“Të paaftë dhe krenar. Sot paraqitem për mediat dhe qytetarët, një pjesë të dështimeve të kësaj Qeverie, në qeverisjen me ekonominë e vendit. Këto dështime, që burimin e kanë në paaftësinë dhe arrogancën e numrave, po i paguajnë shumë shtrenjtë qytetarët e vendit”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Rukiqi ka paraqitur të dhënat e inflacionit ndër vite, duke thënë se sot për shkak të inflacionit të lartë, vlera e 100 eurove është 81.65./21Media

Back to top button