LDK kritikon qeverinë për “pasivitet në politikën e jashtme”

Lidhja Demokratike të Kosovës, po kritikon Qeverinë e Kosovës për pasivitet në aspektin e politikës së jashtme.
Shqipe Mjekiqi nga ky subjekt politik tha se s’ka njohje dhe anëtarësim në organizata të huaja, e shqetësuese e cilësoi mungesën e informacionit.
“Ajo çfarë e karakterizon politikën e jashtme është pasiviteti qysh nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie e deri më sot. Kam dëgjuare që MPJ-ja ka bërë një strategji por ajo që po e shohim është që edhe në rastet kur ka aplikime për anëtarësim në organizata të huaja, po shohim që nuk ka koordinim të mirëfilltë”, deklaroi Mjekiqi në një konferencë për media.
Mjekiqi po ashtu tha se rregullorja për organizim të brendhëm është në dis-harmoni me ligjin për Shërbimin e Jashtëm
“Me këtë rregullore ministria ka shuar drejtorinë e përgjithshme dhe të gjitha kompetencat i ka lënë te sekretari. Veprimet e ministrisë së Punëve të Jashtme përveç që janë të kundërligjshme kanë edhe obligime financiare. LDK është në favor të shërbimit të jashtëm dhe jo regresit. Me veprimet e saj MPJ-ja jo vetëm që nuk e ka përfillur ligjin por as planin e qeverisë së vet. Regresi në politikën e jashtme i bënë favor Serb isë”, tha ajo./21Media

Back to top button