LDK kritikon Qeverinë për programin: Shumë fjalë, por asnjë shifër

 

 

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar të dobët e të mbushur vetëm me fjalë, por pa masa konkrete, programin e Qeverisë Kurti, në fushën e ekonomisë.

Përmes një konference për media, Besian Mustafa, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka kritikuar Qeverinë për programin, siç shprehet ai pa planifikim buxhetor.

“E konsiderojmë absurde që programi premton zhvillim ekonomik pa thënë asnjë fjalë se sa do të jetë rritja ekonomike, sa do të jetë buxheti pas katër vjetësh, sa do të jetë papunësia, sa do të jetë deficiti tregtar, investimet e huaja, sa do të rritet prodhimi vendor e si do të rritet eksporti”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se “për t’u bërë hapja dhe rimëkëmbja e shpejtë, duhet të ndodhë shpejt edhe vaksinimi, por përkundër premtimit në program s’ka program për rimëkëmbje, s’ka masa, s’ka buxhet. Shumë fjalë, asnjë masë, asnjë shifër”./21Media

 

Back to top button