Tërnava uron besimtarët mysliman: Kujdes me vizitat tradicionale të Bajramit

 

 

Myftiu të Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për Festën e Fitër Bajramit.

Tërnava ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat antiCOVID dhe të bëjnë kujdes me vizitat tradicionale të Bajramit. Ndërsa ka bërë të ditur se për shkak të pandemisë me COVID-19 do të falin vetëm namazin e Fitër Bajramit.

“Ne, nesër kemi festë dhe bashkërisht do të jemi në xhamitë për ta falur namazin e Fitër Bajramit, por të kemi kujdes se virusi ende është në mesin tonë, andaj për ta ruajtur vetën e shëndetin publik, ne kemi hequr dorë nga ana ceremoniale e manifestimit tradicional të Bajramit. Në xhami do të jemi duke i respektuar protokollet antiCOVID dhe për ta falur vetëm namazin e Fitër Bajramit”, ka thënë Tërnava./21Media

 

 

 

 

 

 

Back to top button