Kaloni te përmbajtja kryesore

LDK: Kushtet e Kurtit për takim me Vuçiqin ishin për konsum të brendshëm

Kushtet të cilat kryeministri Albin Kurti, i paraqiti të mërkurën në Bruksel, për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë qenë vetëm për konsum të brendshëm, kështu tha Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, në një konferencë për media.

“Ato kushte kanë mundur të paraqiten nga Kosova dhe të mos harxhonte biletë e të tjera shpenzime nga taksat tona. Krejt këto ishin për konsum të brendshëm”, është shprehur Selmanaj.

Të mërkurën në Bruksel zyrtarët e BE-së kanë takuar ndaras Kurtin e Vuçiqin, përkundër që ishte paralajmëruar një takim trepalësh.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button