“LDK-në ta kthejmë atje ku e ka vendin”

 

Anëtari i kryesisë, Ismet Beqiri sot tha se cilido që të fitojë në këtë garë, duhet të bëjë përpjekje që LDK-në ta mbaj të unifikuar dhe ta fuqizojnë në të kundërtën nuk do të ketë sukses.

“Ne presim që do të jetë një Kuvend ku do të fol vota e delegatëve të LDK-së, sepse është për ne shumë e rëndësishme që LDK-në ta kthejmë atje ku e ka vendin, në një parti të fuqishme, ky është obligim i ynë dhe besoj që këtë do ta bëjmë dhe këtë qëllim edhe duhet ta ketë ky kuvend… cilido që të fitojë në këtë garë, duhet të bëjë përpjekje që LDK-në ta mbaj të unifikuar , ta fuqizojnë në të kundërtën nuk do të ketë sukses, cilido qoftë ai“, tha Beqiri.

Ai shtoi se kandidaturat do të vendosen vetëm brenda kuvendit, pasi deri tani janë vetëm pretendime.

Ndryshe, para pak minutash nisi Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta zgjedhur kryetarin e ri të partisë. Rreth 350 delegatë nga 38 degë të LDK-së u mblodhën sot për ta vendosur se kush do të udhëheqë në dy vjetët e ardhshme. Deri më tani, publikisht janë tri kandidatura, pas tërheqjes së Anton Qunit. Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa janë pretendentë kryesorë për kryetar të LDK-së.

Back to top button