Dy persona u gjetën të vdekur në Prishtinë

 

Dy persona u gjetën të vdekur sot në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili deklaroi se pas marrjes së informatës policia doli në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjentë.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.”, bëri të ditur Borovci.

Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen./21Media

Back to top button