LDK nuk mbështet propozimin e Muratit: Është shenjë e qartë e paaftësisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar se Ministria e Financave të pezullojë aplikimin e rivlerësimit të fondit të patundshmërive dhe faturat e vitit 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të vitit paraprak.
Sipas LDK-së kjo ministri Ministri vlerësimin e fundit të pronave e ka bërë në kushte të një inflacioni enorm dhe se nuk janë marrë parasysh rrethanat socio-ekonomike në vend.
Në një konferencë për media LDK po ashtu ka kërkuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve të procedoj sa me parë në Kuvend Ligjin e ri për Tatim në Pronë.
“Me Ligjin e ri të adresohen të gjitha nenet që sot janë pengesë për të bërë përshtatjet e nevojshme dhe për të reflektuar situatën e rëndë socioekonomike dhe shkallën e lartë të inflacionit. (Me Ligjin e ri mund të ulët pragu i poshtëm që aktualisht është 0.15%, në mënyrë që komunat të kanë fleksibilitet me të madh për vendosjen e normave të tatimit në pronë.)3. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Departamenti i Tatimit në Pronënë bashkëpunim më komunat gjatë vitit 2023, të bëjnë rishikimin e plotë të procesit të ri-vlerësimit të pronave pas përcaktimit të zonave që marrin parasysh zhvillimin e vendbanimeve dhe ngastrave kadastrale (kjo për shkak se gjatë ri-vlerësimit të pronave të bërë më 2022 janë përdorur zonat e vjetra, janë injoruar komplet nënzonat pasi ka dështuar sistemi i Departamentit të Tatimit në Pronë).Qeveria të ndalë logjikën e varfërimit të qytetarëve, vetëm për të ofruar pastaj pako të mbijetesës. Dinjiteti i familjeve punëtore të Kosovës është duke u nëpërkëmbur. Ndaj, duhet të merren parasysh kërkesat e LDK-së që pushteti të mos shkatërrojë buxhetin e familjeve në Kosovë.”, ka thënë peputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Lidhja Demokratike nuk e ka mbështetur as propozimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për falje të 100 eurove të para secilit tatimpagues.
“E dyta, propozimi i ministrit është amatorizëm politik dhe shenjë e qartë e paaftësisë. Ai nuk e di si funksionon ekonomia. Ministri nuk i di ligjet e këtij vendi. Nuk e di që kuvendet komunale nuk mund të falin borxhe ose tatime. Kuvendet komunale nuk kanë të drejtë të falin borxhe sepse tatimi në pronë është obligim që rrjedh nga Ligji Nr. 06/L-005 për Tatimit në Pronë, i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe vetëm Kuvendi ka mundësi që ta ndryshoj ose eventualisht të falë obligimet që dalin nga ky Ligj.”, ka shtuar ajo./21Media

Back to top button