LDK paralajmëron se do të kërkojë hetim parlamentar për rezervat shtetërore

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi  ka thënë se po sa të fillojë sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, në emër të LDK-së do të kërkojë që të formohet komision hetimor lidhur me raportimet për abuzim me rezervat shtetërore.

”Përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e shtetit, ne konsiderojmë që duhet të ketë edhe hetime parlamentare”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Ka deklaruar se do të kërkojnë të vërtetën përmes të gjithë mekanizmave.

“Komisioni hetimor për energjinë ka bërë punë të mirë duke zbuluar afera për çka edhe kryeshefi është në burg”,është shprehur ai./21Media

Back to top button