LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё

LDK publikon komunikatën me 5 përfundime të arritura

Kryesia e Lidhjes Demokratike tё Kosovёs, nё mbledhjen e mbajtur sot, trajtoi situatёn pas Konstituimit tё Kuvendit tё Kosovёs. Pas takimit zyrtarë të LDK-së nuk folën për media, por vet paralajmëruan lëshimin e një komunikate. Komunikata e tyre u bazua mbi disa pika.

Së pari LDK-ja vlerёson se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019 dhe krijimi i intstitucioneve.

Së dyti LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet.

Pika numër tre thotë se LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit.

Në pikën numër katër LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve.

Pika e pestë dhe e fundit në komunikatën e tyre, thotë se LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre.

Ndryshe, Lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti sot bëri të ditur se kush do të jetë zëvendëskryministër i dytë dhe 5 ministra në kabinetin e tij nga radhet e VV-së. Ndërsa i bëri thirrje udhëheqjes së LDK-së që sa më parë t’i dërgojë emrat e 5 ministrave dhe zëvendëskryministrit të parë. /21Media

Back to top button