LDK refuzon ftesën e Veselit

Veseli i ftoi për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka refuzuar ftesën e Kadri Veselit për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi me të gjithë përfaqësuesit e partive politike në vend.

Në një konferencë për media , LDK-ja i është përgjigjur negativisht kësaj ftese, ku shefi i GP Avdullah Hoti tha se legjitimiteti për të udhëhequr me vendin nuk fitohet me tryeza politike.

“Ekipi dialogues ka marrë vetëm 59 vota, që nuk përbëjnë shumicën e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës. Pavarësisht kësaj, ta kenë të qartë se dialogu nuk mund të udhëhiqet as nga partia e shtatë në Kuvendin e Kosovës, dhe as nga ata me mandate të huaja në Kuvend”, tha Hoti.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar për të mërkuren në ora 10:00 në një takim të përbashkët Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për Dialogun./21Media

Back to top button