“Aborti i mrekullisë”, 38 vjeçarja zbuloi kancerin e rrallë pasi humbi fëmijën e parë
“Ishte një moment i trishtueshëm kur përjetova abort. Isha shtatzënia ime e parë dhe erdhi si tronditje”
Një nënë e guximshme, e cila humbi fëmijën e saj në fillim të shtatzënisë e quajti “abortin e mrekullisë” pasi më vonë u diangostikua me një kancer të rrallë.
Natalia De Masi kishte përjetuar abortin vetëm gjashtë javë pasi kishte zbuluar se ishte shtatzënë për herë të parë në vitin 2010.
Pas disa analizash, 38-vjeçarja nga Australia ishte tronditur kur kishte kuptuar se jetonte me një kancer të rrallë. Nëse nuk do të abortonte foshnjen, ajo do të vazhdonte të jetonte me sëmundjen e rëndë pa e vënë re, derisa ta mbyste.
“Ishte një moment i trishtueshëm kur përjetova abort. Isha shtatzënia ime e parë dhe erdhi si tronditje. Por nuk kisha kohë të trishtohesha. Lajmi i kancerit ishte më i rëndi. Nuk mund ta besoja. Nuk kisha simptoma dhe nuk ndihesha keq. Kjo ishte pjesa më e frikshme, sepse mund të vazhdonte të përhapej në organet e tjera nëse nuk do e zbuloja. Nëse nuk do ishte për abortin, nuk e di nëse do e merrja vesh këtë sëmundje, derisa të isha në fazën e fundit”, u shpreh ajo.
Me anë të kimioterapive, ajo ia doli të mposhtte kancerin dhe tani është nënë e tre fëmijëve, raporton Oranews.
