LDK tashmë ka një kandidat për kryetar të partisë

 

Sot pritet të shpallë kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtari i kësaj partie Skender Gashi.

Arsyeja e kandidimit për kryetar të LDK-së, Gashi thotë të ketë ardhur pasi LDK viteve të fundit ka pësuar rënie dhe se ka humbur kredibilitetin dhe simpatinë nga votuesit e saj besnik që nga koha e presidentit Ibrahim Rugova.

Gashi tutje thotë se në krye të LDK-së duhet të vijnë njerëz që kanë identitet, integritet, karakter të fortë, që punojnë për ruajtjen e integritetit të Kosovës, dhe zgjidhjen e çështjeve politike, ekonomike e sociale.

“Duke parë veten si një personalitet me identitet të pastër familjar e kombëtar, e shoh të arsyeshme që të jem në krye të LDK , dhe besoj që shpejtë LDK do ta kthejmë në vendin ku ka qenë si parti e parë në Kosovë. Nëse unë vi në krye të LDK , LDK do të dale përsëri Partia e Parë ose e dytë. Në zgjedhjet lokale që mbahen në të ardhmen do ta kthej LDK në rreth 22%. Në zgjedhjet nacionale do ta kthej LDK në 27%. Këto janë objektivat e mia , që me punën dhe bagazhin tim që kam dhe me menaxhimin e duhur që e kam që nga vitet 92-93, ku jam I angazhuar në çështjen politike si Brenda Kosovës dhe në diasporë. Suksesin mund ta arrijmë me një ekip të pastër, konkret dhe unifikues. Unë jam në kontakt të përditshëm me të gjithë përkrahësit e LDK, në Kosovë dhe diasporë”, shkroi Gashi në Facebook.

Ai shtoi se kandidaturën nuk e ndien si privilegj, por si obligim kombëtar./21Media

Back to top button