LDK zyrtarizoi emrat e kandidatëve për kryetar të komunave

Lidhja Demokratike e Kosovës-LDK informoi se në mbledhjen e mbajtur sot, kryesia e partisë vendosi për emrat e kandidatëve për kryetar të komunave.
Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;
Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;
Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;
Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;
Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;
Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;
Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;
Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;
Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;
Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.

“Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi.”, bëri të ditur LDK përmes komunikatës./21Media 

Back to top button