LDK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Mitrovicës

Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se kanditat për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e LDK-së, do të jetë Armend Agolli.
Tutje, Abdixhiku tha se sot dega e LDK-së në Mitrovicë ka dërguar si propozim emrin e tij dhe se i njëjti e ka pranuar kandidimin e Agollit.
“Dr. Armend Agolli, do të jetë kandidati ynë për Mitrovicë! Një ndër neurokirurgët më me nam të Kosovës, doktori ynë i luftës, doktori ynë i paqes, do t’i prijë garës sonë në ‘Qytetin e Minatorëve’. Është koha që përvojën e madhe të tij ta kthejmë në shërbim të qytetarëve në Mitrovicë; qyteti që ka nevojë për transformim rrënjësisht. Me kënaqësi shumë e pranoj dhe do t’ia propozojë Kryesisë sonë për aprovim. Jam jashtëzakonisht i lumtur që profile të tilla – emra me nam botërorë / na bashkohen e bashkëudhëtojnë në rrugëtimin e madh për kthimin e LDK-së”, ka shkruar Abdixhiku./21Media

Back to top button