“Le Parisien” për Giresse: Kampioni i Evropës, trajner i ri i Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës sot bëri zyrtare se Alain Giresse është përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës.
Kështu, gazeta e madhe franceze “Le Parisien” i kushtoi një artikull Giresses.
“Kampioni i Evropës i vitit 1984, golashënuesi i paharruar në Francë-Gjermani 1982, është trajneri i ri i Kosovës pasi ka udhëhequr për një kohë të gjatë seleksionet në kontinentin afrikan”, thuhej në artikullin e “Le Parisien”.
“Alain Giresse është trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës. Ai u emërua zyrtarisht mesditën e kësaj të mërkure. Kosova, një shtet i vogël evropian me më pak se 2 milionë banorë, i vendosur mes Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, është një komb i vogël në futbollin botëror. Ajo renditet vetëm e 111-ta në renditjen e FIFA-s. Është gjithashtu një vend i ri në skenën e futbollit. Ndeshja e parë e përzgjedhjes së tij daton vetëm në vitin 2014. Në Francë aktualisht luajnë disa lojtarë ndërkombëtarë kosovarë, si Arbër Zeneli (Reims) dhe Elbasan Rashani (Clermont)”, thuhet në artikull.
69 vjeçari ka nënshkruar kontratë me Kombëtaren e Kosovës, e vlefshme deri në nëntor të vitit 2023.
Giresse në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të mëdha në nivel kombëtar si Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegali dhe së fundi edhe Tunisia janë ekipet kombëtare në të cilat ai ka ndërtuar karrierë dhe ka fituar përvojë.
Giresse po ashtu kishte drejtuar edhe dy ndër klubet më të njohura franceze si PSG, Toulouse./21Media

Back to top button