Mosha e tri viktimave që humbën betejën me Covid-19

Tre persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa u konfirmuan edhe 257 raste të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën dy gra dhe një burrë.
Sipas të dhënave të MSh-së, njëra qytetare ishte nga komuna e Podujevës e grupmoshës 70-79 vjeç dhe tjetra ishte nga komuna e Gjilanit, po ashtu e grupmoshës 70-79 vjeç.
Ndërsa, burri ishte nga komuna e Prishtinës, i grupmoshës mbi 80 vjeç.
“Sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.502. Në total numri i rasteve aktive është 3.057.”, informoi MSh./21Media
May be an image of text

Back to top button