Le Pen: Zotohem se do të pezullojë migrimin
Franca do të vendosë “rregulla drastike” për migrimin
Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen, ka thënë se do të pezullojë gjithë migrimin e ligjshëm në Francë.
Në një tubim, ajo shprehi dëshirën për ndalimin, siç thotë ajo të një “një situatë të çmendur dhe të pakontrolluar”.
Sipas saj, Franca do të vendosë “rregulla shumë më drastikë” për migrimin, “më të arsyeshëm, më njerëzorë dhe më të menaxhueshëm”.
Sondazhet e opinionit e nxjerrin Le Penin në garë të ngushtë me kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron. Ndërkohë që rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë mbahet të dielën./21Media