Kaloni te përmbajtja kryesore

Autobusi bie në greminë, 24 të vdekur

Autobusit i dështuan frenat

Të paktën 24 persona janë vrarë, kur një autobus pasagjerësh ra në një luginë në një qytet malor në Filipine sot në mëngjes, thonë zyrtarët.

Oficeri, Mark Raymond Cano tha për Associated Press se frenat e autobusit me sa duket kishin dështuar  dhe si pasojë e kësaj autobusi ra në greminë.

Ai thotë se pjesa tjetër e udhëtarëve janë marrë nga shpëtimtarët dhe u dërguan në një spital kryesisht me lëndime të rënda trupore, shkruan rtv21.tv.

Zyrtari i lartë i policisë Robert de Guzman tha se në autobus ishin 40 persona./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button