“Le të hetojnë çfarë të duan”, reagimi i Durmishit pasi u raportua se po hetohet

Mbrëmë u raportua se Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës aktualisht është duke hetuar së paku pesë ministra dhe një zëvendësministër të Qeverisë së Albin Kurtit.

Sipas “Betmi për Drejtësi”, zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi është duke u hetuar në lidhje me tenderin e tiketave.

Për këtë lajm, ka reaguar vetë Durmishi duke thënë se organet e rendit “le të hetojnë çfarë të duan” dhe pohon se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore.

Sipas Durmishit, “automjetet e paregjistruara në Kosovë kanë rënë nën pragun prej 5%, ky ka qenë kriteri kryesor për kartonin e gjelbërt”.

Reagmi i tij i plotë:

Mbrëmë është publikuar një lajm që po hetohem për rastin e tiketave ngjitëse

Le të hetojnë çfarë të duan jo vetëm për këtë rast por për çdo gjë që nga dita e parë kur kam filluar punën.

Ka kaluar një vit e katër muaj prej kur kemi filluar me aplikimin e tiketave ngjitëse me zero kosto për qytetarët. Si rezultat i saj dhe masave tjera sot automjetet e paregjistruara në Kosovë kanë rënë nën pragun prej 5%. Ky ka qenë kriteri kryesor për kartonin e gjelbërt. Tashmë i kemi plotësuar të gjitha kriteret teknike dhe jemi në rrugë të mbarë që të bëhemi pjesë e kartonit të gjelbërt.

Të tjerat janë të parëndësishme për mua sepse nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore dhe rezultatet janë të matshme.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button