Ledri familjar dhe Ledri reper, “Tash kur shkoj në një koncert më merr malli ndryshe për shtëpi”

Një e diel e veçantë dhe me shumë të qeshura ishte sot në emisioni “N’maje t’ Gjuhës me Xherin” ku ishte i ftuar rep-artisti i njohur, Ledri Vula.

Veç anës profesionale, Ledri në këtë emision e ka përshkruar se si është Ledri familjar, teksa ka shtuar se edhe kur është duke punuar, ai mendon për familjen.

“Nuk është që kam dallim prej jetës me Poin prej jetës në studio ose koncert. Mos me më marr malli për Poin nuk isha ndal kurrë edhe nuk ndalem t’u punu nonstop, por si të shkoj në një koncert më merr malli ndryshe për shtëpi. Kam menduar që më ka marrë malli për shtëpi, po nuk më kish pas marr, tash më merr malli më ndryshe”, tha Ledri ndër tjera duke shtuar se “edhe kur s’jom aty, jam babi”./21Media

Back to top button