Ledri, Gjiko dhe Lumi së shpejti me një tjetër projekt muzikor?

Reperët, Ledri Vula, Gjiko dhe Lumi B, siç duket do të vijnë me një tjetër bashkëpunim.
Gjiko ka publikuar në Instagram disa video në të cilat shihet Ledri e Lumi, me mbishkrimin “Qa bone”.


Ende nuk është konfirmuar nga artistët nëse ky bashkim i tyre, po sjell një tjetër hit.
Kujtojmë se, e fundit nga Gjiko është bashkëpunimi me Melinda Ademin dhe Nora Istrefin “Ay Caramba”, nga Ledri është padyshim “Dale” në bashkëpunim me Kidën dhe Butrintin, ndërsa nga Lumi “QEF” në bashkëpunim me Bardhin, që të tria hite të padiskutueshme, që shënuan një tjetër sukses në karrierën muzikore të secilit artist./21Media 


Back to top button