Ledri Vula feston ditëlindjen

Një prej reperëve më të suksesshëm kosovar, Ledri Vula, sot ka një arsye më shumë për të festuar.

Ai feston sot ditëlindjen.

Ledri erdhi në jetë më 10 korrik të vitit 1986 dhe sot i mbushi 37 vjet.

Pas orës 00:00, partnerja e tij, Sara Hoxha u përkujdes që ta befasojë me torten e ditëlindjes.

Ledri është baba i vajzës Poem Blu dhe i lidhur prej vitesh me Sara Hoxhën.

Ndryshe, sa i përket muzikës, projekti i fundit muzikor i Ledri Vulës është “Gjendja”, në të cilën protagoniste është partnerja e tij./21Media

 

Back to top button