Ledri Vula publikon këngën e re “Don Mo”

 

“Don mo” mban titullin kënga më e re e Ledri Vulës, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Kënga është produkt i producentit Big Bang dhe incizimi është kryer në studion RedBox Entertainment. Ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Ledri.

Këngës, reperi i ka realizuar edhe videoklip në Dubai, pjesë e së cilit është modelja dhe këngëtarja Morena Taraku.

Që nga publikimi disa minuta më parë, videoklipi i “Don mo” është klikuar mbi 45 mijë herë në YouTube./21Media

 

Back to top button