Leeds shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Chelseas

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Premier Ligës ndërmjet Leeds Unitedit dhe Chelseas.
Vendasit kanë befasuar skuadrën e Thomas Tuchel pasi kanë krijuar epërsi prej 2-0 brenda 45 minutave të para.
Ka qenë portieri Eduardo Mendy, i cili në minutën e 33’ ka bërë një gabim fatal duke e mbajtur topin të cilin ia ka rrëmbyer Aauronson dhe ka shënuar për 1-0.
Vetëm pesë minuta më vonë, Rodrigo ka shënuar një gol të bukur me kokë dhe rezultatin 2-0 të pjesës së parë.

Back to top button