“Legjitimiteti, përgatitja e arritja e unitetit politik, formula e vetme për sukses në dialog”

 

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani sot zhvilloi një takim me përfaqësuesin special të Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstad, me ç’rast u trajtuan çështje të ndryshme të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërparlamentar dhe menaxhimin e situatës me Covid-19.

Kryetarja Osmani, siç u bë e ditur në komunikatë e falënderoi Bjornstad për ndihmën dhe përkrahjen e dhënë nga ana e shtetit të Norvegjisë në menaxhimin e pandemisë. Gjithashtu, u diskutua për efektet e menjëhershme pozitive pas hyrjes ne fuqi të Ligjit për parandalimin luftimin e pandemisë COVID-19, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësim të situatës dhe rrjedhimisht duke zvogëluar numrin e rasteve të infektuara.

Theks të veçantë në takim është vënë mbi zhvillimet aktuale politike në vend, veçanërisht në procesin e dialogut dhe Osmani potencoi si të domosdoshme nevojën për transparence të plotë përgjatë tërë këtij procesi e sidomos respektimin e zotimeve të dhëna para Kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Sipas Kryetares Osmani, nuk ka alternativë tjetër përpos dialogut, mirëpo, është gabim serioz që po hapen çështje tashmë të mbyllura ndër vite si dhe po diskutohen çështje të rregullimit të brendshëm që tashmë janë shpallur jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese në vend. Në këtë drejtim, Osmani theksoi që: ‘Legjitimiteti, përgatitja, përvoja dhe arritja e unitetit politik janë formula e vetme për sukses në dialog.’”, u bë e ditur më tutje në komunikatën e Kuvendit./21Media

Back to top button