Lehtësohen masat “pa miratimin” e Bordit Këshilldhënës

 

Qeveria në detyrë e Kosovës sot ka marrë vendim për lehtësim të masave për luftim të pandemisë së Covid-19.

Kryesuesi i Bordit Këshilldhënës për koronavirus, mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se nuk është konsultuar për një propozim të tillë.

“E shoh të arsyshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë.
Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik; shtritjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë”, ka shkruar Raka në një postim në llogarinë e tij “Facebook”, duke thënë se është kundër lirimit të masave në këtë kohë.

Me vendimin e Qeverisë, për komunat të cilat janë në zonat e kuqe, është hequr ora policore, pra nuk do të ketë më kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Studentët do të vazhdojnë ligjëratat në objektet e fakulteteve, me prani fizike dhe jo online. Ndërsa, të gjithë operatorëve ekonomikë në komunat që janë në zonën e kuqe, do t’iu lejohet të punojnë deri në ora 22:00./21Media

Back to top button